U deshen 50 vite karrierë në Hollivud që aktori Michael Douglas të nderohej me yll në bulevardin e famës. Dhe jo në një vend dosido, por pikërisht pranë atij të legjendës së ekranit, babait të tij Kirk Douglas, tashmë 101 vjeç.

Edhe për vetë Douglas ylli është i vonuar, por fjalimi i tij në ceremoni i emocionoi të gjithë, veçanërisht me falenderimin dhe dedikimin ndaj të atit.

74 vjeçari shoqërohej nga bashkëshortja e tij, aktorja Catherine Zeta-Jones.

Douglas ka luajtur në 60 filma, përfshirë serialin policor “The Streets of San Francisco”, trillerin psikologjik “Fatal Attraction” si dhe të famshmin “Basic Instinct”.