Michelle dhe Barack Obama më të admiruarit në botë

27/09/2020 - 09:24

Ish-presidenti amerikan Barack dhe Michelle Obama janë njerëzit më të admiruar në botë, sipas një sondazhi nga ”YouGov Opinion Research Institute”.

Sipas ”YouGov”, kjo është hera e parë që ish-presidenti i SHBA arrin në krye të renditjes së burrave, që kur filloi sondazhi “Më të admiruarit në botë”, në 2014.

Miliarderi themelues i Microsoft, Bill Gates tani renditet si njeriu i dytë më i admiruar, pasi zuri vendin e parë vitin e kaluar, ndërsa lideri kinez dhe udhëheqësi i partisë Xi Jinping është njeriu i tretë më i admiruar, sipas rezultateve të sondazhit.

Gruaja më e admiruar në botë mbetet Michelle Obama, me aktoren Angelina Jolie në vendin e dytë dhe mbretëreshën britanike Elizabeth II në vendin e tretë.

Vitin e kaluar, prezantuesja amerikane Oprah Winfrey përfundoi e dyta, Angelina Jolie e treta.

”YouGov” intervistoi 45.000 persona nga 42 vende.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Punonjësit e Muzeut Egjiptian në Kajro përfunduan në gjyq për akuzat e ngjitjes në një mënyrë ”false” të mjekrës së Tutankhamonit.

Shkencëtarët kanë zbuluar një asteroid gjigand që përmban mjaftueshëm metal sa për të bërë miliarder këdo në Tokë.

Numri i koalave në të gjithë shtetin australian të Uellsit të Ri të Jugut është në rënie të qëndrueshme për shkak të stresit në sistemin

Ish-bashkëshortja e Raoul Bova, Chiara Giordano po përjeton një histori të re dashurie me balerinin e njohur të spektaklit më të ndjekur

Shkencëtarët kanë zbuluar një molekulë jashtëzakonisht të rrallë të bazuar në karbon në atmosferën e hënës së Saturnit Titan që mund të e

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha ngelen një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Gjithashtu Andrra, është mjaft aktive në rrjete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 55-vjeçare me profesion terapiste vrau dy vajzat e saj binjake 7-vjeçare teksa këto të fun

Në vitin 1980, paleontologët nga Universiteti “ California Riverside” vizituan Ishullin Seymour, pjesë e në zinxhiri ishullor në Gadishul