Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama ka festuar ditëlindjen ditën e sotme duke marrë urime nga i gjithë globi.

Por, më i veçanti sigurisht është ai i bashkoshortit të saj, Barack Obama. Ish-presidenti i SHBA-së e ka shprehur gjithmonë në publik dashurinë për gruan e tij, duke e falenderuar në çdo kohë që i ka qëndruar pranë.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gruaja ime, shoqja ime më e mirë. Çdo moment me ty është një bekim. Të dua Miche”,- e uron Obama bashkëshorten e tij.

Edhe gjatë daljeve të tij publike si president, Obama tregonte në çdo moment afeksionin që i jepte bashkëshortja e tij.

Michele Obama ka lobuar gjatë kohës që ishte Zonja e Parë e SHBA-së, sidomos për arsimin e vajzave dhe fjalimet e saj publike janë shumë të ndjekura. Ata janë çifti i parë me ngjyrë që kanë jetuar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA për 8 vite.