Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama do t’i bashkohet së shpejti Hollit Kombëtar të Famës të Grave, institucion i dedikuar për të nderuar dhe festuar arritjet e grave të shquara amerikane.

Në këtë Holl do të përfshihen edhe 8 gra të tjera si: ish-adminitratorja e PepsiCo Indra Nooyi, ikona e futbollit Mia Hamm dhe matematicienen e NASA-s Katherine Johnson, e cila humbi jetën vitin e kaluar.

Holli Kombëtar i Famës i Grave ka emëruar anëtarët e saj për vitin 2021 e cila do të nisë aktivitetet më 2 tetor. Në listë përfshihet edhe autorja e librave Octavia Butler, e cila humbi jetën në 2006, Rebecca Halstead, e cila kishte një karrierë gati 30-vjeçare në ushtrinë amerikane, e të tjera Gra që kanë dhënë kontributin e tyre në jetën publike në Amerikë.

“Michelle Obama është shfaqur si një nga gratë më me ndikim të shekullit 21”, citohej në faqen e internetit te Hollit Kombëtar të Famës të Gruas. Ndërkohë që ky institucion ka bërë me dije se janë marrë edhe masat rigoroze kundër Covid-19.