Michelle Obama tregon pse nuk i ndjek vajzat në rrjetet sociale

17/02/2020 - 13:48

Ish-zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama ka vendosur të mos i ndjekë në rrjete sociale të bijat dhe jo pa arsye.

Malia dhe Sasha Obama u larguan nga shtëpia dhe u transferuan në kolegj: Malia aktualisht ndjek Universitetin e Harvardit, ndërsa Sasha së fundmi u regjistrua në Universitetin e Miçiganit.

Dhe në vend që të kontrollonte çdo hap të vajzave të saj në mediat sociale tani që janë larg shtëpisë, Michelle është mbështetur te miqtë e familjes në moshën e vajzave e të saj, të cilëve ajo u ka kërkuar ‘fshehurazi’ t’i kenë nën vëmendje.

“Është më mirë të kontrollohen nga dikush që është më i ri se unë”, ka thënë ajo ndërsa ka treguar edhe një nga këshillat që u jep më shpesh vajzave të saj, ajo gjithmonë i inkurajon ato ta jetojnë jetën në pavarësi të plotë dhe të mos ndikohen nga ajo që mendojnë të tjerët për ta, përfshirë edhe atë e të atin, Barack Obama.

“Nuk mund të definojnë veten në bazë të të tjerëve ose duke më parë mua dhe të atin. Duhet të marrin kohë për të njohur veten, për të kuptuar kush duan të jenë në këtë botë, të mos mendojnë se çfarë dua unë për të apo se çfarë thotë bota për to. Duhet të mendojnë vërtet se si duan ta modelojnë jetën e tyre”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një foshnje vetëm një ditëshe ka humbur jetën, pasi nëna e saj u prek nga koronavirusi dhe realizoi lindje të parakohshme.

Dy ditë më parë, Pink zbuloi se ajo dhe djali i saj rezultuan pozitivë ndaj testeve të Koronavirusit.

Shumë nga durrsakët, përveç atyre që i kanë shtëpitë me pamje nga deti, nuk mund ta shijojnë perëndimin e diellit në këtë fillim pranvere

Një kometë pesë herë më e madhe se Jupiteri dhe sa rreth gjysma e Diellit, do të shfaqet më e ndritshme se Venera dhe do të shihet nga To

E shtuna e 4 prillit do të duhej të ishte dita më e lumtur për infermierën shqiptare që jeton dhe punon në Itali, Elona Gaxha.

Një tigër 4-vjeçar ka rezultuar pozitiv me koronavirus në kopshtin zoologjik Bronx në New York të SHBA-së.

Karantina ka lënë edhe një nga futbollistët më të mirë në botë pa berber.

Familja Kennedy është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë pasi mbesa e Robert Kennedy është zhdukur së bashkë me djalin e saj të vog