Mike Tyson rikthehet në qeli për të takuar miqtë e dënuar me burg përjetë

25/05/2020 - 14:30

Në fillim të viteve 90-të, Mike Tyson provoi qelinë. Kampioni i atëhershëm i botës në peshat e rënda të boksit profesionist, në mënyrë të pashmangshme u njoh në burg me të dënuar të tjerë, veçse për akuza të ndryshme nga ai. “Iron Mike” u vu pas hekurave pasi u shpall fajtor për përdhunim, ndërsa në qeli kishte njerëz të dënuar për vrasje.

Sot e kësaj dite, kur kanë kaluar gati 30 vjet, Tyson nuk i ka harruar miqtë e dikurshëm, ata me të cilët kaloi ditët nga më të vështirat e jetës së tij. “Ata janë vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm dhe unë shkoj i vizitoj edhe sot e kësaj dite”, thotë ish-kampioni. Jo vetëm kaq, por Tyson ka pasur edhe shokë që i ka njohur që në adoleshencën e hershme, që në fëmijëri.

“Ne ishim njësoj dhe vidhnim bashkë, gjithsesi, unë isha ndryshe nga ata sepse unë fillova boksin, dhe thoja se ata nuk duhej të vazhdonin ta bënin atë punë”.

Ish-boksieri ka pasur fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë, sepse u arrestua nga policia 38 herë përpara se të mbushte 13 vjeç. E tillë ishte mënyra sesi ai u rrit, dhe kjo shpjegon shumë gjëra.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumë e njohin si këngëtare, por Eliza Hoxha është edhe deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Gratë e forta janë gra që kanë përjetuar vështirësi dhe vuajtje, të cilat duhej të dilnin herët nga mosha e adoleshencës.

Vera, stina e diellit dhe kripës. E takimeve, dashurisë dhe pasionit dhe gjithashtu yjet bëjnë punën e tyre.

Njerëzit që punojnë në distancë mund të kenë shansin të zhvendosen në Barbados për një vit, sipas propozimeve të reja që po marrë në kons

Stephanie Winston Wolkoff, ish-shoqja e Melania Trump ka gati librin e saj që do të titullohet “Melania and me”, me sekrete për zonjën e

A jeni ndër ata që lodheni në përpjekjen më të vogël?

Ndërkohë që kampionati francez është mbyllur përpara kohe për shkak të një vendimi të qeverisë, Paris Saint Germain ka nisur përgatitjet

Dy elefantë bebe, që ushqehen nga e njëjta nënë, janë pikasur në një park kombëtar në Sri Lanka, dhe zyrtarët mendojnë se ta mund të jenë

Një shoqatë italiane e dasmave ka organizuar një manifestim të pazakontë me 15 vajza të veshura me fustane nusërie, të cilat kanë parakal