Eni Çobani është juristja, e cila përmes emisionit ‘Shihemi në gjyq’ ka qenë prezentë e shumë problemeve të shqiptarëve. 

Këtë herë me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka treguar se mikja e saj është në një situatë të vështirë.

Sëmundja e shekullit ka prekur miken e saj. Për të qenë  sa më pranë dhimbjes së saj dhe për t’i dhënë zemër, Eni  ka vendosur të mbullojë kokën me shami si shumë gra që detyrohen ta bëjnë për shkak të trajtimeve të shumta.

'Sot e fillova diten me miken time te ngushte e cila po kalon nje sfide te madhe me jeten te cilen po e sprovon shume shpirterisht dhe moralisht.Tek e shikoja me dukej sikur lexoja librin e jetes qe nga loja me peta para pallatit dhe deri diten kur ajo dhe une u beme nena dhe gra profesioniste.Me dolen lot pas xhamave te syzeve por e kapa dhe e shtrengova fort dhe i thashe ma lidh dhe mua kete shallin ne koke si ty se dua te jem me ty kudo ne te mire dhe ne te keqe dhe keshtu te dyja do ta mundin te keqen ne trupin tend.Sot dua ti lutem vecanerisht Zotit per miken time dhe per gjithe ato gra e burra qe duan ta sfidojne te keqen me force dhe vullnet.Se jeta eshte nje dhe ate duhet ta jetojne te gjithe secili ne formen e tij.' -ka shkruar Eni krah fotos së postuar.