Në Milano, qytetin që tashmë duket si shkretëtirë për shkak të ndalimeve që lidhen me masat kundër koronavirusit, qarkullojnë thuajse vetëm mjetet e zbatimit të ligjit.

Por dje pasdite në Milano u përplasën dy automjete të Policisë së Shtetit, ne Piazën Maciachini. Në vendin e ngjarjes u paraqitën edhe forca të tjera policie, ndërsa për fat nuk u shkaktuan të lënduar, por vetëm dëme në makina, shkruan Repubblica.it.