Miliarderët e botës kanë pasuri më shumë se 4.6 miliardë njerëz

20/01/2020 - 09:18

“Ekonomitë seksiste” po përkeqësojnë pabarazinë globale të të ardhurave, derisa numri i miliarderëve është dyfishuar në dekadën e fundit, thotë në raportin e ri organizata ndërkombëtare bamirëse Oxfam.

I titulluar “Koha për kujdes”, raporti thotë se 2,153 miliarderët e botës posedojnë më shumë pasuri se 4.6 miliardë njerëz, që përbëjnë 60 për qind të popullsisë së planetit.

“Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve nuk mund të zgjidhet pa politika që luftojnë pabarazinë dhe shumë pak qeveri janë të angazhuara në këtë drejtim”, tha shefi ekzekutiv i Oxfam-it në Indi, Amitabh Behar.

Raporti po ashtu thekson se 22 burrat më të pasur në botë kanë më shumë pasuri sesa të gjitha gratë në Afrikë.

Raporti vjetor i Oxfam-it për pabarazinë globale del zakonisht përpara se të hapet Forumi Botëror Ekonomik, i cili sivjet nis punimet më 21 janar në Davos të Zvicrës.

“Ekonomitë tona të prishura po mbushin xhepat e miliarderëve dhe bizneset e mëdha, në kurriz të burrave dhe grave të rëndomta”, tha Behar, i cili ndodhet në Davos për të përfaqësuar grupin Oxfam të organizatave joqeveritare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Jahti i miliarderit rus,  Andrey Igorevich Melnichenko është parë duke lundruar në brigjet e qytetit të Sarandës.

Udhëtimi i fundit zyrtar i Princit Harry dhe Meghan Markle si anëtarë të Familjes Mbretërore u kushtoi taksapaguesve britanikë gati një ç

Një mi gjigand afrikan ka marrë një medalje ari prestigjoze për punën e tij në zbulimin e minave tokësore. Magawa ka nuhatur 39 miniera t

Nipi i Pablo Escobarit, Nicolas Escobar thotë se ka gjetur një qese plastike me para me vlerë prej 18 milionë dollarë të fshehura në muri

Një deputet në Argjentinë, që harroi kamerën ndezur, është pezulluar nga detyra.

Disa ditë më parë, vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale e mori një fotot të publikuar nga moderatorja e njohur Bieta Sulo.

Një baba e ka lënë djalin e tij vetëm në shtëpi me një të huaj për pesë ditë me radhë sepse donte të shkonte me pushime në Itali.

“Ata thonë se ajo që nuk të vret të bën më të fortë … Ja ku jemi, me dëshirën e madhe që të kthehemi më të fortë se kurrë!Me anë të këtij

E vendosur tani në SHBA, Meghan Markle hedh pas shpine kurorën angleze dhe i drejton sytë nga Shtëpia e Bardhë.

Revista e famshme “Forbes” së fundmi ka publikuar një artikull për disa vende të botës që mund të vizitohen lehtësisht në kohë pandemie.