Milionat s’janë asgjë! Sa fitojnë bosët më të mëdhenj në Zvicër

15/03/2019 - 22:06

Me 14.1 milionë franga të fituara si të ardhura totale, vendin e parë në listë e zë CEO i bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, Sergio Ermotti.

Pagat dhe bonusët e kryemenaxherëve të kompanive më të mëdha zvicerane kanë shënuar ngritje gjatë vitit 2018. Kjo vjen pas një trendi të uljes relative që pati ndodhur pak vjet më parë, si pasojë e presionit publik mbi pagat stratosferike të kuadrit të lartë në ekonominë zvicerane.

Nga 30 ndërmarrjet që janë pjesë e “Swiss Leader Index”, deri më sot (e premte) raportet e tyre afariste i kanë bërë publike vetëm 19, shkruan sda.ch. dhe ato tregojnë një trend ngritjeje sa u përket pagave të shefave të tyre të lartë, transmeton albinfo.ch.

Njeriu me pagën më të lartë në Zvicër: Sergio Ermotti

Në 12 nga 19 koncernet është rritur ajo që quhet “kompensim i përgjithshëm” për kryemenaxherët. Me 14.1 milionë franga të fituara si të ardhura totale, vendin e parë në listë e zë CEO i bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, Sergio Ermotti.

Severin Schwan, CEO i kompanisë së madhe farmaceutike Roche, është i dyti në listë. Në konton e tij gjatë vitit 2018 janë derdhur 11.8 milionë franga.

Ndonëse dukshëm më pak se shefi i UBS dhe ai i Roche, një shumë të majme e ka fituar në emër të të ardhurave vjetore edhe kreu i gjigantit të industrisë ushqimore, Nestle, Mark Schneider.  Ai gjatë vitit 2018 ka fituar 9.01 milionë franga ose 15% apo 1.15 milion më tepër se në vitin 2017.

Një rritje të madhe të të ardhurave (paga dhe bonusi) në krahasim me vitin e kaluar e ka realizuar shefi i Dufry, Julian Diaz Gonzalez. Rritja te ai është 11% ose 661.000 franga më shumë se në vitin paraprak, ndërsa shuma totale e të ardhurave ka qenë 8 milionë franga.

Më pak se pararendësi i tij në post, ka fituar shefi i zgjedhur para një viti, i koncernit farmaceutik Novartis, Vasant Narasimhan. Të ardhurat e tij për vitin 2018 kanë qenë 9.92 milionë franga ose afërsisht për një të katërtën më të ulëta se ato të paraardhësit të tij, Josef Jimenez.

Një ulje të theksuar të të ardhurave ka “pësuar” shefi i “LafargeHolcim”, Jan Jenisch. Ai në viti 2018 ka fituar 7.4 milionë freanga, ose 16% më pak se një vit më parë.

Përveç CEO-ve ose kryemenaxherëve të kompanive të përmendura zvicerane, rritje të të ardhurave kanë pasur edhe përgjegjësit e financave dhe pjesëtarë të tjerë të stafeve drejtuese të këtyre kompanive.  Mesatarisht ata gjatë vitit 2018 kanë fituar nga 3 milionë franga, ose rreth 100.000 më shumë se në vitin pararendës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej kohësh po përflitet filmi që ka si protagonistë dy emra të njohur si Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata.

Kjo është një skenë e pazakontë e filmuar në Indonezi.

ANA, All Nippon Airways në Japoni, pjesë e Skytrax World Airline Awards 2018, u konsiderua rrjeti ajror më i pastër në botë.

Një peshkaqen bishtdhelpër ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në afërsi të Gjirit të Vlorës.

Përfshirja në një skuadër sportive vepron si një antidepresiv për adoleshentët.

Një fluturim i British Airways i cili u nis nga Londra dhe kishte si destinacion Düsseldorf, Gjermani, përfundoi në Edinburg të Skocisë.

Një eksperte e familjeve mbretërore ka akuzuar Meghan Markle sepse sipas saj ajo ka tendenca që të jetë një “Yll ndërkombëtar”, edhe pse

Mel B lëshon “bombën” dy muaj para fillimit të nisjes së turit të ribashkimit të “Spice Girls”.

Nikki Bella do t'i japë fund ndeshjeve "Wrestling" ku u bë e njohur pasi trupi i saj nuk mund të përballojë më dhimbjen që shkaktohet nga

Një mësues i shkencave në Kenia, që ka dhënë pjesën më të madhe të pagës së tij për të mbështetur nxënësit e varfër, ka fituar një çmim p