Ministri i Financave në Angli: Hani jashtë për të mbështetur restorantet

04/07/2020 - 17:11

Ministri i Financave, Rishi Sunak inkurajoi sot britanikët të “hanë jashtë për të mbështetur” punësimin në restorante, në ditën e parë të rihapjes së pub-eve, restoranteve dhe kafeneve në Angli, të mbyllura që prej mesit të muajit mars për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Në një intervistë për të përditshmen “The Times”, Rishi Sunak u shpreh i shqetësuar përsa i përket punësimit të një gjenerate të shënuar nga koronavirusi.

“Ne nuk dëshirojmë ta humbim këtë gjeneratë”, deklaroi ministri, i cili kërkoi me çdo çmim që njerëzit të mund të rigjejnë punën që kishin para epidemisë.

“Duke ngrënë jashtë si mbështetje, ne mund t’i mbrojmë këto të punësuar”, kërkoi ai duke shprehur frikën se shumica e të prekurve do të ishin “gra”, “të rinj” dhe “punonjësit me kohë të pjesshme”.

Kjo deklaratë erdhi pasi Anglia ndërmori një hap tjetër kyç në kthimin e saj në normalitet, me hapjen për herë të parë të pub-eve, hoteleve, restoranteve dhe kafeneve që prej vendosjes së masave kufizuese më 23 mars për të parandaluar përhapjen e COVID-19

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shënojeni diku emrin Elina Zhengo pasi me siguri do ta dëgjoni shpesh në të ardhmen si një ndër atletet më premtuese në Europë.

Një foshnjë raportohet se ka lindur shëndoshë e mirë në Kinë, megjithese i ishte mbështjellë kordoni i kërthizës rreth gjashtë herë përre

Fotoreporteri Bilal Jawich ishte në shtëpinë e tij, në periferi të Bejrutit kur një shpërthim, i cili ka lënë të paktën deri tani mbi 100

Ujori është një nga ato shenjat e ndërlikuara që i jep më shumë rëndësi miqësisë sesa marrëdhënies në çift.

Hudhra njihet gjerësisht për përfitimet e mëdha shëndetësore.

Gazetari i njohur Alfred Lela ka pozuar nudo përpara aparatit fotografik, duke vendosur një gjethe përpara organit gjenital.

Shenjat astrologjike shpesh zbulojnë shumë sekrete rreth një personi.

Shumë individë  kanë një zakon të keq për të mos pastruar sende që vijnë në kontakt me lëkurën aq shpesh sa duhet.

Familja Bates nga Tennessee i SHBA-ve, ka jo pak po 21 anëtarë.

Modelja e njohur, Gigi Hadid është duke shijuar periudhën e saj të shtatzënisë.