Mira Kazhanit nuk i del inati me Fevziun: Shqetësohet për teatrin e shtrenjtë, por informon çdo sekondë shqiptarët për jetën e tij luksoze

19/05/2020 - 11:02

 Gazetarja Mira Kazhani ka vijuar përplasjen me kolegun e saj Blendi Fevziun. Mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion” ishte i ftuar kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili foli për shëmbjen e Teatrit Kombëtar.

Gjatë intervistës Fevziu u shpreh se Teatri Kombëtar nuk duhej të shembej në këtë kohë, pasi pandemia e COVID-19 ka varfëruar shtetin dhe shqiptarët, e shumë qytetarë po vuajnë për bukë. Kjo deklaratë e Fevziut është bërë objekt për një reagim nga Mira Kazhani.

Nëpërmjet portalit të saj, Tirana Post, ajo shkruan me ironi se moderatori interesohet për varfërinë e shqiptarëve dhe çdo ditë ekspozon jetën e tij të luksit.

“Fevziu i shqetësuar për një teatër të shtrenjtë. Mendon që Shqipëria dhe shqiptarët s’e meritojnë një Teatër kaq të shtrenjtë, me 12 mijë vende, me vlerë 30 milion euro. Një shpenzim i tepërt për moderatorin kur sheh varfërinë e vendit të tij. Po i njëjti që i mban të informuar çdo sekond të varfrit shqiptarë me jetën e tij luksoze”, është ky shkrimi në Tirana Post.

Sherri mes Kazhanit dhe Fevziut nisi pas zbulimit të punës së dytë të gazetares në UKT. Sipas drejtuesit të “Opinion”, asnjë gazetar nuk duhet të përfitojë nga pushteti dhe ishte kundër dy punësimit. Pas këtij reagimi, Kazhani është shprehur se Fevziu duhej të jepte llogari për vilën e tij, që sipas saj ka vlerë disa milionë euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtari Aleksandër Gjoka duket se është mjaft i revoltuar me kryeministrin Edi Rama sa i përket masave anti-koronavirus.

Tenori i famshëm italian Andrea Bocelli tregoi se në muajin mars ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, por që atëherë është shëruar pl

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezult

Programi më i ri që ka startuar në “Top Channel” çdo të premte “Aventurierët” vjen në formën e një reality show por që në episodin e plot

Studime të ndryshme tregojnë se çokollata e zezë ndihmon në përmirësimin e cilësisë së flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

Reperi britanik, Swarmz, arriti që të shpëtonte pa lëndime nga aksidenti që pati me “Ferrari”-n 250 mijë paund (280.000 euro), pasi u për

Më 26 janar legjenda e basketbollit Kobe Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik së bashku me vajzën e tij dhe 6 persona të tjerë.

Një efektiv policia është ndjerë keq dhe ka pësuar një gjendje të fikëti, teksa ishte në krye të detyrës.

Prej disa kohesh, perflitet se Harry dhe Meghan Markle janë në krizë dhe mund të ndahen.Shkak i kesaj jane spekulimet se Meghan detyroi H

Të rinj e të moshuar kanë harruar kohën e pandëmisë dhe kanë shkuar të shijojnë rrezet e dielit në bregdetin e Golemit.