Shumë shqiptarëve mund t’iu ketë ndodhur që sa herë udhëtoni drejt të afërmve jashtë, valixhja në vend të rrobave mbushet me ushqime “Made in Albania”, edhe pse është e ndaluar.

Një histori e tillë ka ndodhur edhe me dy shqiptarë që udhëtonin drejt SHBA-së. Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias, përmes një qeni detektor zbuluan 14 kg produkte ushqimore të ndaluara në valixhen e tyre.

Ngjarja ka ndodhur më 16 dhjetor të vitit të lamë pas, por është publikuar më 6 janar 2020.

Në valixhen që u përkiste dy udhëtarëve shqiptarë u gjetën mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc dhe gështenja.

Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla. Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia. Të gjithë gjërat e sekuestruara u shkatërruan.