Miss Serbia bëri shqiponjën me duar, Vuçiç e shpall "non grata"

01/12/2020 - 11:36

Një vit më parë konkursi i bukurisë "Miss Freedom of the World", i cili u mbajt në Kosovë zuri faqet e para të mediave të huaja. Ajo që tërhoqi vëmendje më shumë nga të gjitha vajzat dhe që bëri të gjithë të flisnin për të ishte, Miss Serbia, Irina Jovanka.

Bukuroshja serbe bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë sfilatës, duke mos u mjaftuar me aq ajo bëri të njëjtën gjë edhe më pas gjatë intervistës.

I ftuar në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora sot, ishte producenti i këtij kompeticioni Shpejtim Zejneli, i cili foli mbi reagimet e ashpra nga mediat serbe dhe vetë presidentit Vuçiç kundrejt tij.

Zejneli theksoi faktin se ky gjest u bë me dëshirën e saj dhe në asnjë moment ai apo dhe stafi nuk ja imponuan një gjë të tillë.

"Vjet Missi i Serbisë e bëri shqiponjën, mediat e masakruan. Ishte kompeticioni im, ai i cili u bombardua, madje u shpalla nga presidenti Vuçiç person non grata ( person i padëshiruar). Ne nuk e detyruam, ajo me dëshirën e saj e bëri. Ajo përfitoi nënshtetësi austriake, përfitoi shtëpi dhe makinë nga shqiptarët", tregon ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit.

Çdo 14 shkurt dyqanet e luleve kanë më shumë shitje, restorantet më shumë rezervime dhe të gjithë po mendohen si të surprizojnë dikë.

Agron Duka ka festuar ditëlindjen e tij të 63-të, ditën e sotme.

Si gjithmonë, kundër rrymës! Emmanuel Adebayor, futbollisti nga Togo, i cili ka qenë pjesë e skuadra të mëdha europiane Arsenal, Manchest

Pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump iu kthye pasionit të tij të vjetër; golfit.

Flokët që këputën, maja apo rrënjë të ashpra nuk janë kurrë një eksperiencë e këndshme.

Një dashamirës i maceve që gjeti një kotele të vogël të varrosur në dëborë mendoi se ishte e humbur, por më vonë zbuloi se ishte një nga

Anwar Hadid u rikthye për të punuar në Londër ditën e mërkurë, pasi u kthye nga udhëtimi i tij në Meksikë me të dashurën e tij, Dua Lipa.

Një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën në spitalin Di Cristina në Palermo, për shkak të një sfide në "Tik Tok".