Mjekët janë shokuar kur kanë gjetur pjesën e një stilolapsi në organet gjenitale të një djali 6-vjeçar. Fëmija nga India shkoi në urgjencë pas infeksioneve që kishte shfaqur në rrugët urinare.

Analizat paraprake që iu bënë, nuk treguan të kishte ndonje gjë që i bllokonte veshkat ose fshikëzën. Por skanimet e mëtejshme zbuluan se një kapak plastik i stilolapsit i kishte bllokuar fshikëzën. Me anë të pincave kirurgjikale, mjekët hoqën pjesën e stilolapsit që ishte 1.5 centimetër. Por nuk dihet ende se si kjo pjesë e stilolapsit ka përfunduar aty.

Një hipotezë e mjekëve është që fëmija të ketë qenë duke luajtur me stilolapsin në gojë dhe i është shkëputur kapaku. Mëgjithatë, rasti i ka habitur, pasi ata thonë se objektet e jashtme që gjenden në uretër nuk janë dukuri e pazakontë, por është diçka që ndodh kryesisht tek të rriturit.