Një 17-vjeçari i ka ndodhur një mrekulli. Prej vitit 2018, kur pësoi një aksident ai qëndronte në koma. Bëhet fjalë për Lorenzon, i cili në momentin kur po shkonte në shkollë me motorin e tij është përplasur nga një automjet. Përplasja ka qenë aq e fortë sa i riu nga Verona e Italisë ka përfunduar prej muajsh në koma të thellë.

Gjendja ishte e vështirë dhe situata shëndetësore e tij erdhi duke u përkeqësuar. Aq sa familjarët e tij vendosën të dhuronin organet e djaloshit.

Por mrekullia ndodh atëherë kur më pak e pret. Disa ditë para se të hynte në sallën e operacionit për heqjen e organeve, Lorenzo u përmend. Filloi të lëvizë dhe hapi sytë. Mjekët mbetën të shokuar, ndërsa familjarët shpërthyen në lot gëzimi.

Ndërkohë pak ditë më parë, Lorenzo u rikthye në shkollë, për të rinisur jetën, aty ku ishte ndërprerë pesë muaj më parë.