Stafi drejtuesi i një spitali ka pranuar zyrtarisht se mjekët operua një grua, teksa kjo e fundit ishte e ndërgjegjshme duke i shkaktuar stres post-traumatik.

Gruaja, e cila dëshiron të mbetet anonim i tregoi avokatit të saj se si ulëriste në agoni teksa një kirurg e preu në zonën e kërthizës gjatë një operacioni në spitali e Yeovil-it, Angli.

30-vjeçarja ka rrëfyer si bërtiste, por askush nuk arrinte ta dëgjonte pasi ajo mbante një maskë oksigjeni dhe mbi të qëndronte një perde e mbyllur.

Teksa risjell në kujtesë momentet e tmerrit, mësohet se ato ishin çastet kur brenda saj ishte vendosur një laparoskop dhe barku ishte i mbushur me gaz.

Ndonëse një rritje e  presionit të gjakut supozohet ta kish’ alarmuar stafin se diçka nuk shkonte me pacienten (ajo ishte zgjuar dhe po vuante) procedura vazhdonte.

“Zgjohem tre herë në javë gjatë natës duke përjetuar të njëjtin tmerr. Askush nuk mund të bëjë më asgjë për të ndrequr atë që ndodhi, por shpresoj të mësojnë prej gabimeve”, shprehet gruaja.