Një grindje mes mjekut gjinekolog dhe anestezistit në sallën e lindjes, ndërsa gruaja shtatzënë që do t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale ishte aty, ka bërë xhiron e botës në internet.

Video është regjistruar nga një infermiere që ndodhej në sallë.

I porsalinduri që ka ardhur në jetë, vetëm pak pasi pushoi grindja në sallën e lindjes ka humbur jetën.

Hetuesit janë duke verifikuar nëse vjekja e të porsalindurit në spitalin “Umaid Women and Children Hospital”, në Indi ka lidhje apo jo me grindjen mes dy mjekëve.