Modelja braziliane Fernanda Liz dukej rrezëllitëse në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë. Mirëpo, teksa pozonte para fotografëve me një buzëqeshje të mrekullueshme, u përball me një incident i vogël.

Fustani i saj i gjatë dhe i verdhë, tejet i ngushtë në pjesën e bustit, e tradhtoi! Gjoksi iu ekspozua pothuajse i tëri, sidomos pasi u përkul në tapetin e kuq. Stilisti Ali Karoi, i cili realizoi edhe veshjen e Georgina Rodriguez në festival, duket se nuk e ka parashikuar diçka tillë.

E megjithatë, nuk mund të mohohet kurrsesi fakti që Liz dukej shumë elegante me flokët e kapur dhe me gjerdanin e diamantit në qafë.