Moderatorja Gerta Gixhari: Shkova të hiqja fëmijën, pa i thënë bashkëshortit

28/11/2020 - 16:52

Moderatorja Gerta Gixhari ishte e ftuar së fundmi në "Glamour Zone", me Ester Bylykun.

Gjatë intervistës, ajo rrëfeu shumë të pathëna të jetës profesionale dhe asaj private gjithashtu. Gerta foli për shtatzëninë me djalin e dytë.

Ajo tha se si fillim kishte menduar ta hiqte fëmijën, pa i thënë asgjë të shoqit apo familjes. Mirëpo doktoresha e kishte bindur të mos e bënte diçka të tillë.

''Jam menduar shumë për djalin e dytë, sepse nuk kam qenë dakord. Isha shumë e fiksuar të kisha vetëm një fëmijë. Im shoq donte. Në momentin që unë e konfirmova shtatzëninë, nuk i tregova as bashkëshortit dhe as familjes sime, por u nisa drejt doktoreshës që është kujdesur për vite për mua, dhe mora vendimin ta hiqja fëmijën.

Ajo u përpoq të më bindte duke më thënë se fëmija i dytë është më i lehtë se i pari, më kërkoi të mendohesha dhe u nisa për shtëpi. Ndërkohë që ajo telefonon bashkëshortin tim dhe e njofton për gjithçka. Ai telefonon familjen time dhe së bashku organizojnë një festë. Nuk vihej në diskutim që të hiqja fëmijën”, u shpreh moderatorja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit.

Çdo 14 shkurt dyqanet e luleve kanë më shumë shitje, restorantet më shumë rezervime dhe të gjithë po mendohen si të surprizojnë dikë.

Agron Duka ka festuar ditëlindjen e tij të 63-të, ditën e sotme.

Si gjithmonë, kundër rrymës! Emmanuel Adebayor, futbollisti nga Togo, i cili ka qenë pjesë e skuadra të mëdha europiane Arsenal, Manchest

Pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump iu kthye pasionit të tij të vjetër; golfit.

Flokët që këputën, maja apo rrënjë të ashpra nuk janë kurrë një eksperiencë e këndshme.

Një dashamirës i maceve që gjeti një kotele të vogël të varrosur në dëborë mendoi se ishte e humbur, por më vonë zbuloi se ishte një nga

Anwar Hadid u rikthye për të punuar në Londër ditën e mërkurë, pasi u kthye nga udhëtimi i tij në Meksikë me të dashurën e tij, Dua Lipa.

Një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën në spitalin Di Cristina në Palermo, për shkak të një sfide në "Tik Tok".