Moderatorja Katie Price ka vendosur të shesë makinën e saj tip Range Rover ngjyrë rozë, pasi gjykata i hoqi patentën për dy vjet.

41-vjeçarja, e cila është drejt falimentimit prej problemeve me gjykatën, njihet për jetën luksoze dhe dëshirën për të pasur automjete me ngjyra të ndezura.

Por këtë javë motori i automjetit përfundoi në një ankand dhe u shit në një servis makinash në Essex.

"Është një makinë shumë e habitshme, por ne nuk e dinim se ajo i përkiste Katie Price. Por një nga blerësit na tha që ishte i saj. Ne nuk mund të besonim se sa e pistë ishte.", tha një tregtar për MailOnline.