Moderatorja Ermira Çausholli u bë e njohur me emisionin e saj ‘Histori dashurie’.

E ftuar në emisionin ‘Rudina’ në një rrëfim për jetën dhe familjen ajo ka treguar për herë të parë dasmën e saj. 

Ermira tha se u martuan në mars të vitit 1997 dhe këtë gjë e bënë në kushtet më të vështira të mundshme. 

“Ishte 21 mars 1997, ne e kishim ndarë mendjen që ta bënim dasmën në mënyrën tradicionale. Unë isha në shtëpinë e prindërve në Korçë, ndërsa Arditi në Tiranë me familjen. U nis për të më marrë bashkë me dy shokë të Akademisë së Rendit. Në atë kohë të mendoje dasmën ishte çmenduri, si t’i thoje njëri-tjetrit ‘vdes për ty’ në kuptimin e parë të fjalës. Ai erdhi më mori dhe fatmirësisht u shpëtuam maskave. Dasma në Korçë nuk u bë sepse lokali u dogj, ndërsa në Tiranë po dhe nga 250 të ftuar erdhën vetëm 70”, – ka treguar Ermira.