Departamenti i Policisë së Hurst në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar pamjet kur një shtëpi shpërthen në flakë. Video është filmuar nga kamera në bordin e makinës.

Shpërthimi ndodhi tek një oficer policie po i afrohej shtëpisë. Tre vetë u plagosën dhe u dërguan në spital, ndërsa dy policë pësuan lëndime të vogla.

Ngjarja ka ndodhur më datë 7 Prill në qytetin Hurst, ndërsa pamjet janë publikuar sot. Sipas policisë, shtëpia shpërtheu pasi një makinë u përplas në të, duke goditur linjën e gazit (shih videon këtu).