Monika Levinski tregon marrëdhënien seksuale me Klintonin në WC e Shtëpisë së Bardhë

14/11/2018 - 20:28

Monica Lewinsky u bë e njohur për marrëdhënien me ish-Presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, teksa ky i fundit drejtonte Shtëpinë e Bardhë dhe ishte i martuar me Hillary Clinton (bashkëshorten aktuale).

Monica Lewinsky ka folur edhe herë të tjera për marrëdhënien seksuale që ka pasur me ish-Presidentin amerikan Bill Clinton. Por, tashmë ajo ka rrëfyer në një dokumentar të përbërë nga disa seri për lidhjen jashtë martesore që Presidenti Clinton kishte me të.

Seritë do të transmetohen nga data 18 Nëntor, megjithatë Monica Lewinsky ka ndarë paraprakisht disa detaje. Monica, që në atë kohë ishte 22 vjeçe, kujton takimin në zyrën e Presidentit në vitin 1997.

“Ne u zhvendosëm në banjo dhe ishim më intime. Më kushtoi vëmendje dhe unë u tregova reciproke. Deri në atë pikë ai gjithmonë
ishte ndalur”,
thotë Lewinsky.

Pasi doli nga tualeti, ajo zbuloi se fustani i saj i zi kishte një njollë. Fillimisht nuk e kishte vënë re, tregon Monica Lewinsky, dhe asnjë nga personat e tjerë që ndodheshin në Shtëpinë e Bardhë nuk i tha asgjë. Më pas, zbuloi se njolla ishte fara e Presidentit.

Ajo gjithashtu ka treguar se kishte një fiksim për Clinton dhe shpesh flirtonte me të, duke lënë si ‘padashje’ të ekspozuar të brendshmet e saj, në mënyrë që t’i tërhiqte vëmendjen kreut të Shtëpisë së Bardhë. Lewinsky ka treguar se kur u zbulua marrëdhënie tyre është ndjerë shumë keq dhe ka menduar vetëvrasjen.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Miss-i i ri i Botës është shpallur Vanessa Ponce de Leon, një aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut.

Disa shenja zodiakale janë më të 'mbyllura' ndaj dashurisë, përqendrohen në gjëra të tjera, ose janë më të komplikuar në ndjenja, ndaj mu

Lionel Messi është një prej futbollistëve më të paguar në botë dhe së fundi ka blerë një avion privat për familjen e tij që kushton rreth

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të operacioneve në këtë planet.

Finalja e madhe e “Këngës Magjike” përfundoi mbrëmjen e së shtunës.

Këngëtari Flori Mumajesi është shpallur fitues i edicionit të 20-të së spektaklit të “Këngës Magjike” me këngën “Plas”.

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Florjan Binaj ishte i ftuari special i kësaj puntate në "Mos i fol shoferit" në Ora News. 

Për herë të parë Aulona dhe Fatma dolën nga kosherja e zakonshme për të sjellë këtë puntatë një Thumb Magjik.

I njohur për karakterin e tij polemizues, ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini është përplasur edhe me Pamela Anderson.

Këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë nominuar për çmimet Grammy në kategorinë, “Best New Artist”, ose artistja m