Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Rochester, Nebraska-Linkoln dhe Notredame marrëdhënia mes vëllezërve dhe motrave i mbron fëmijët nga efektet negative të konflikteve dhe problemeve brenda familjes.

Madje një lidhje e afërt dhe e mirë mes fëmijëve brenda mureve të shtëpisë, i ndihmon ata të mbajnë larg ankthin, thotë studimi i publikuar në revistën Child Development.

Sipas studiuesve, fëmijë që rriten me një vëlla apo motër në krah kalojnë me të më tepër kohë sesa me çdo pjesëtar tjetër të familjes. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, pasi kërkimet vërtetojnë se në raste të tilla fëmijët janë shumë më pak të ekspozuar dhe të pa mbrojtur ndaj grindjeve mes prindërve.

Një ndër arsyet që fëmijët reagojnë në këtë mënyrë është se ata e ndjejnë veten të mbrojtur kur nuk janë fëmijë të vetëm.