A mos vallë e kemi pirë gabim verën e kuqe?!

14/12/2017 - 09:45

82% e njerëzve e konsumojnë verën në temperaturën e dhomës tregojnë studimet e fundit, por për ta shijuar atë maksimalisht, duhet të përpiqemi ta shërbejmë nga 12 deri në 18 gradë celsius, në varësi të llojit.

Duke e përshkruar si mit idenë që vera duhet të jetë në temperaturën e ambientit, Taylors Wines, kantina e famshme familjare australiane, shkruan në raport se “au chambre”, siç njihet ndryshe, është një trashëgimi e hershme që lidhet me dhomat e ftohta të kështjellave mesjetare franceze.

Klima australiane nga ana tjetër, fantastike për prodhimin e verës, nuk është dhe aq ideale për pirjen e saj sepse temperatura e dhomës në këtë vend mbërrin tek 23 gradët celsius. Por si duhet vepruar atëherë?

Taylors Wines këshillon që shishja e verës të lihet 30 minuta në frigorifer përpara se të konsumohet. Nëse do ta provonin shijen e verës para dhe pas ftohjes, do ta dalloni menjëherë diferencën, këmbëngul ajo.

Këtë vit sakaq çmimi i verës mund të pësojë rritje për shkak se kushtet ekstreme të motit kanë dëmtuar vreshtat anembanë globit. Organizata ndërkombëtare e verës njoftoi se në 2017-n prodhimi i saj ka rënë me 8,2 % me problemet e mëdha të vjeljes që u regjistruan në Francë, Itali e Spanjë. Këto tre vende së bashku prodhojnë çdo vit më shumë se gjysmën e verës në mbarë botën. /TCH/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E teksa bota mbarë respekton në 20 Tetor Natën e Hënës, Kina mendon përtej saj.

Është munduar që shpeshherë ta mbajë familjen e tij larg mediave dhe fotove në rrjete sociale, por siç duket këtë herë kryeministri Edi R

Arrestimi i Arkimed Lushaj ku shihej gati nudo në një dhomë hoteli, i mbuluar vetëm me çarçaf bëri xhiron e mediave.

Ndërkohë që Sali dhe Shpresa Lushaj, prindërit e këngëtarit Arkimed Lushaj që u arrestua pak ditë më parë, kanë qenë sot të ftuar në emis

Ëndrra e çdo femre është që të duket e re në çdo moshë, por një nënë e tre fëmijëve duket se e ka realizuar këtë dëshirë.

Një aksidenti i pazakontë është regjistruar të enjten rreth orës 18:30 në fshatin e vogël të Gütersloh në Gjermaninë Perëndimore.

Aurenc Bebja/ Publikohet letra e lamtumires se Princ Vidit drejtuar shqitareve para se ai të largohej nga porti i Durrësit.

Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në “Zonë e Lirë”.

Në fillim-vitet ’90, kompania SOE paraqiti planin ambicioz për ndërtimin e kompleksit “Dionisos”, në Sitia, Kretë.

Në shekullin e 16-të, njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër.