13/01/2021 - 19:33
Një fenomen i pazakontë, që nuk ndodhte prej 30 vitesh, ka ndodhur në rrjetin elektrik në Pukë. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, OSHEE ka publikuar disa foto ku duken shtyllat e tensionit të cilat janë mbërthyer nga akulli.
"Pasojat e motit mbi rrjetin elektrik në Pukë, fenomen që nuk ndodhte prej 30 vitesh",- shkruhet në postim.
Prej ditësh vendi jonë po përballet me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar edhe përmbytje në disa qarqe.
Siç është paralajmëruar sot dhe në ditët në vijim temperaturat do të jenë nën 0, duke sjellë kështu edhe probleme në furnizimin me energji elektrike.
Akulli shkakton jo pak probleme në shtyllat e shpërndarjes së energjisë.
/portali DurresLajm/