Moti i keq dhe me shi u prishi planet të dashuruarve të cilët kishin parashikuar të dilnin në këtë 14 shkurt.

Prej mëngjesit të sotëm, koha ka qenë e keqe me rreshje shiu dhe temperature të ulët, duke bërë që rrugët e Durrësit, shëtitorja Taulantia dhe qendra e qytetit të jetë bosh, si rrallë herë më parë në këtë datë të shënuar e cila simbolikisht shënon ditën e të dashuruarve, apo të të atyre që bëjnë një hap përpara për të mos qenë më vetëm.

Të rrallë kanë qenë çiftet që kanë dalë në shi, për të ndezur atmosferën e Durrësit me buqetat e luleve në duar.

Ndjekim pamjet.