Muaji i mjaltit kthehet në makth!

16/10/2018 - 20:03

Një nuse e sapokurorëzuar pësoi goditje të shtunën në New York, ku kishte mbërritur me bashkëshortin për të kaluar muajin e mjaltit.

 “9News.com” raportoi se 27-vjeçarja Francheska Bechara, nga Sidnei i Australisë ishte në SHBA me të shoqin, Joe Bechara, kur pësoi goditjen.  E reja po stërvitej në një palestër kur u gjet pa ndjenja në dysheme nga i shoqi. Ajo u pa se kishte nxjerrë edhe telefonin për të kërkuar ndihmë, por nuk ia kishte dalë.

“Nuk kishte asnjë shenjë ma parë”, tha kunati i saj për “9News”. “Ishte tërësisht e shëndetshme. Mjekët nuk kanë arritur ende të gjejnë shkakun e kësaj goditjeje.”

27-vjeçarja u dërgua me shpejtësi në spital, ku mjekët ndërhynë tri herë në tru me shpresën për të lehtësuar presionin. Deri më tani testet nuk kanë zbuluar çfarë i ka ndodhur, por dyshimet janë se gjithçka ka nisur nga zemra e saj.

Çifti ishte takuar në kishën që frekuentonin 8 vite më parë dhe u kurorëzuan në martesë më 7 tetor, ndërsa ngjarja në New York ndodhi në ditën e dytë të muajit të tyre të mjaltit.

Bechara parashikohet të trajtohet për rreth tre muaj në New York, ku po shfaq disa shenja inkurajuese dhe po reagon ndaj mjekimeve. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas Oscar, “Shallow”, i ka dhuruar një tjetër kënaqësi Lady Gaga-s.

Zemrat e publikut shqiptar i mori me rolin që kishte te seriali “Kara Sevda”.

Kirurgjia kozmetike është një lloj i kirurgjisë plastike, qëllimi i së cilës është të përmirësojë pamjen e një personi.

Aktorja e njohur hollivudiane Pamela Anderson pak kohë më parë i dha fund fejesës së saj disa mujore me futbollistin 33-vjeçar, Adil Ram.

Zaimina Vasjari pasditen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Rudina” prej ku foli ndër të tjera për eksperiencën e saj si nënë.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa shpresonte se bashkimi me udhëtarët e mëngjesit do ta ndihmonte për zgjedhjet e majit por

Shefi i kabinetit të kancelares gjermane, Merkel u shpreh i mërzitur pas lajmit se ish-futbollisti i kombëtares, Mesut Ozil i kishte kërk

Tre adoleshentë kanë vdekur, pasi u shtypën teksa tentonin të hynin në një hotel për të festuar Ditën e Shën Patrikut në Irlandën e Veriu

Edhe pse temperaturat nuk janë të përshtatshme për të bërë plazh që në muajin mars, moti me diell ka bërë që një grua në kryeqytet të heq