Mungesa e aktivitetit fizik i bën dëm jo vetëm trupit…

21/02/2020 - 10:35

Pasiviteti i bën dëm jo vetëm trupit, por edhe mendjes. Mungesa e aktivitetit fizik rrit 30% rrezikun për simptomat depresive rreth moshës 18-vjeçare. Dhe jo vetëm, të ushtrohesh të bën më të lumtur sesa paratë.

Këto janë rezultatet e dy studimeve të ndryshme mbi këtë fenomen të realizuara nga universitetet Oxford, Yale dhe College London. Janë vëzhguar 4200 adoleshentë dhe ka rezultuar se sa më tepër pasivë të jenë, aq më i lartë ishte niveli i humorit të keq, apo manifestimi i sjelljeve depresive, përfshirë mungesë përqendrimi, humbje interesi për aktivitete të ndryshme.

Të rinjtë janë ndjekur që në moshën 12-vjeçare derisa në arritjen e asaj madhore, 18 vjeç. Sipas autorëve të studimit, ende nuk është shumë e qartë lidhja mes mungesës së ushtrimit fizik dhe depresionit, veçanërisht në fëmijët në rritje, por thelbi është që aktivitetet janë mjaft të rëndësishme, jetësore.

Nga statistika të tjera të realizuara mbi evropianet dhe rutinën e tyre, rezulton se 25% e grave dhe 22% e burrave nuk bëjnë sport, pra që nuk janë të bindur mbi rëndësinë e tij mbi organizëm.

Nga të dhënat mbi një studim të kryer mbi 1.2 milionë të rritur, rezulton se kush kryen aktivitet në mënyrë të rregullt ka luhatje humori mesatarisht në 35 ditë të vitit, kundrejt 53 të atyre që janë përtacë. Dhe jo vetëm, por një njeri pasiv arrin nivelin e lumturisë së një atleti vetëm duke fituar 25 mijë dollarë në vit më tepër.

Sipas Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, për të rriturit e shëndetshëm, në javë mjaftojnë 75 minuta me aktivitet sportive intensive ose 150 minuta me ushtrim të moderuar për të reduktuar rreziqet kardiake.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një histori rrëqethëse vjen nga Irlanda e Veriut, për shkak të koronavirusit.

Një nga kamerierët e mbretëreshës Elisabeth II është infektuar me koronavirus.

Presidenti Donald Trump thotë se nuk do të mbështesë ligjin për sigurinë e Princit Harry dhe Meghan, të zhvendosur nga Kanada për në SHBA

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Villaguattera di Rubano, në zonën e Padovës, ku një 54-vjeçar i dha fund jetës të shtunën në mëngjes,

Modeli shqiptar Rolando Lekaj, jep një lajm të mirë për shqiptarët, që po luftojnë prej javësh me koronavirusin.

Prezantuesi dhe kantautori i njohur, Ardit Gjebrea, iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar familjet në nevojë.

200 mijë euro vetëm e vetëm për t'u kthyer në vendlindjen e tij.

Prej më shumë se dy javësh, vendi ynë është mbyllur si pasojë e përhapjes së Covid-19.

Në këto ditë izolimi, kur të gjithë qytetarët e Kosovës qëndrojnë në shtëpi, në Suharekë kanë gjetur një mënyrë mjaft interesante për të

Nga sot nis llogaritja verore e kohës, ndërkohë që keni humbur një orë nga gjumi juaj.