Murgesha krijon perandorinë 4.9 milionë dollarëshe të kanabisit

15/05/2019 - 13:46

Një grua e cila u mashtrua nga bashkëshorti i saj bigamist ka zbuluar historinë se si u bë murgeshë dhe krijoi një perandori droge miliona dollarëshe, shkruan "The Sun". 

E rritur si katolike, Christine Meeusen, 59 vjeçe, punoi si analiste e biznesit në Gjeorgji, SHBA. Ajo u dashurua me një burrë të divorcuar, dhe kishte tre fëmijëve me të dhe së bashku jetonin në Amsterdam në Holandë.

Por në vitin 2005 ajo zbuloi se pasuria e saj prej 1 milionë dollarësh ishte zhdukur dhe ajo kishte mbetur vetëm me tre fëmijët e braktisur nga bashkëshorti.

Sot, pas një sërë vendimesh të çuditshme në jetën e saj, ajo jeton si një murgeshë në Kaliforni ku njihet si motra Kate dhe ka një perandori të kanabisit me vlerë thuajse 5 milionë dollarë.

"Ëndrra ime ishte fuqizimi i grave si unë, të cilat kishin një rrugëtim të përafërt në jetë që të bëheshin të afta të drejtonin biznesin e tyre duke prodhuar droga medicinave të cilat vinin në ndihmë të personave të sëmurë", ka thënë ajo për Mirror.

Me ndarjen nga bashkëshorti, tanimë motra Kate, Christine u transferua në Kaliforni ku nisi edhe biznesin e saj për mbjelljen e kanabisit pasi vetë ligji vendas lejon kultivimin dhe shitjen e një numri të kufizuar bimësh të tilla.

Motra Kate në këtë kohë filloi të interesohej edhe për mirëqenien sociale duke marrë pjesë në marshime dhe demonstrata të ndryshme. Në këtë moment ajo filloi edhe një frymë të re fetare të cilën e quajti: ‘Motrat e Luginës’.

Së bashku me motra të tjera të grupit të saj fetar ajo prodhoi vajin e kanabisit dhe filloi ta shesë atë në mbarë botën duke gjeneruar jo pak të ardhura.

"Është një fabrikë shëruese e cila bën mrekulli, gradualisht bota po fillon të hapet ndaj idesë së përdorimit të kanabisit si ilaç, në vend që ta trajtojë atë vetëm si një drogë të rrezikshme", tha ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një mjek i cili nuk ka përdorur sapun dhe shampo për 4 vite i ka lënë gojëhapur të gjithë teleshikuesit në New York.

Muzeu i Luvrit, i cili shumëfishoi ofertën e tij në internet dhe rrjetet sociale gjatë kohës së izolimit, u mbështet masivisht nga 10,5 m

Me këtë pamje të re, ylli i futbollit Cristiano Ronaldo është shfaqur për herë të parë në vitin 2003 kur sapo ishte transferuar tek Manch

Tatler, një revistë britanike, publikoi disa informacione në lidhje me mënyrën si Kate Middleton po përballon situatën e tanishme, që mes

Kylie Jenner ka treguar edhe njëherë asetet e saj me bikini nga karantina. Ajo e ka postuar pothuajse përditë foto të nxehta nga vetizoli

Dhëndri i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, sipërmarrësi Angjelin Serreqi është vendosur në fokus të një shkrimi të publikuar

Niko Jani, një nga legjendat e sportit në Durrës, mbush sot 64 vjeç.

Këngëtari Aleksandër Gjoka duket se është mjaft i revoltuar me kryeministrin Edi Rama sa i përket masave anti-koronavirus.

Tenori i famshëm italian Andrea Bocelli tregoi se në muajin mars ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, por që atëherë është shëruar pl