Sipas një studimi të ri, dëgjimi i muzikës ngacmon të njejtën pjesë të trurit si alkooli dhe kokaina.

Neuroshkencëtarët në Kanada janë përqendruar në efektin e muzikës pop në tru duke përdorur imazhe magnetike dhe ‘stimulim magnetik transkranial’.

Ekspertët zbuluan se stimulimi i qelizave nervore të trurit nga muzika, çoi në rritjen e kënaqësisë dhe motivimit tek pjesëmarrësit, në të njejtën mënyrë si alkooli dhe kokaina.

Kjo qendër e trurit përveç muzikës, alkoolit dhe drogës, stimulohet gjithashtu nga ushqimi, seksi dhe ilaçe të ndryshme.