Në mënyrë të papritur, bregdeti i Napolit është pushtuar nga kandilat e detit. Mijëra kandila ndodhen në Zonën e Mbrojtur Detare të Parkut Nënujor të Gaiolës.

Autoritetet iu bëjnë thirrje qytetarëve që të mos iu afrohen dhe se ky proces do të zgjasë për disa ditë.

Ndërkaq, ekspertë që merren me mbrojtjen e këtyre gjallesave bëjnë thirrje që qytetarët të mos i vrasin, por të presin deri sa deti t’i rimarrë sërish.