Një asteroid i quajtur 2018 CB do të kalojë sonte pranë Tokës me një shpejtësi më shumë se 18 mijë milje.

NASA thotë se ky asteroid ka një gjatësi më shumë se 40 metra dhe do të kalojë 39 mijë milje larg planetit tonë, sa 1/5 e distancës mes Tokës dhe Hënës.

Ky objekt qiellor lëviz me shpejtësi supersonike me rreth 5 mijë milje/sekondë, katër herë më shpejt se makina më e shpejtë që është prodhuar ndonjëherë nga njeriu. Sipas agjencisë hapësinore, asteroidi 2018 CB pritet të kalojë pranë Tokës sonte rreth orës 22:30.

Shkencëtarët e NASA e kanë konsideruar potencialisht të rrezikshëm këtë trup qiellor dhe po e mbajnë nën monitorim.