Planeti i zbuluar kohët e fundit nga Nasa, i ngjashëm me tokën quhet Kepler- 452B dhe ndodhet jashtë sistemit tonë diellor. Planeti Kepler -452B  është i ngjashëm në madhësi me tokën tonë, dhe rrotullohet rreth diellit të tij nga një largësi e ngjashme si toka me diellin, rreth 149,6 milionë km. Pamja e largët e tij është gjithashtu e ngjashme me atë të planetit tokë, raporton britanikja Express.

Gjithsesi sateliti i Nasës, nuk e ka ende të qartë nëse në këto planete ka ndonjë formë jete, por shkencëtarët kanë më shumë shpresa se kurrë për jetën jashtëtokësore. Për afro 9 vite, instrumentët dhe satelitët e Nasës, kanë arritur të zbulojnë rreth 2600 planete të reja, të cilat orbitojnë përqark yjeve të tyre.