NASA njoftoi se sateliti TESS, ”gjahtar” i planetëve, kishte mundësuar zbulimin e një planeti të ri me përmasat e Tokës dhe në një distancë as shumë afër dhe as shumë larg nga ylli i tij.

“Planeti është quajtur ‘TOI 700 d’ dhe është relativisht pranë nesh, 100 vite dritë”, njoftoi “Jet Propulsion Laboratory” i NASA-s gjatë konferencës së shoqërisë amerikane të astronomisë në Honolulu, në Havai.

TESS u krijua dhe u lëshua specifikisht për të gjetur planete të përmasave të Tokës dhe në orbitë rreth yjeve të afërt”, deklaroi Paul Hertz, drejtor i divizionit astrofizik i NASA-s.

Disa planete të tjera të ngjashme janë zbuluar më parë, veçanërisht nga ish-teleskopi hapësinor Kepler, por është i pari nga TESS, i lançuar në 2018-n.