Ndahen “Latin Grammy”/ Triumfojnë Rosalia dhe Alejandro Sanz

15/11/2019 - 14:25

Rosalia dhe Alejandro Sanz ishin fituesit e mëdhënj të edicionit të 20 të Latin Grammy Awards.

Këngëtarja spanjolle rrëmbeu çmimin e albumit më të mirë dhe praktikisht, pushtoi mbrëmjen me pesë fitore. Por në event, nuk munguan as notat e protestës: këngëtarja kiliane Mon Laferte – e cila mori një trofe për albumin më të mirë të muzikës alternative – kishte zbritur më parë në tapetin e kuq me gjoksin e zhveshur, ku ishte shkruar “Në Kili ata torturojnë, përdhunojnë dhe vrasin “, një referim ky ndaj  protestave të dhunshme antiqeveritare që kanë tronditur vendin e Amerikës së Jugut për javë të tëra.

“Kili, dhimbja jote më dhemb”, deklaroi ajo ndërsa pranonte çmimin në mbrëmjen gala të mbajtur në Las Vegas. Këngëtari Nicaraguan Luis Enrique gjithashtu shfrytëzoi momentin te shprehte indinjatën e tij kur u ngjit ne skene pwr tw marrw çmimin për albumin më të mirë popullor, një bashkëpunim me C4 Trio.

“Nikaragua është ende në luftë. Nikaragua vazhdon të luftojë për të qenë e lirë”, u shpreh Luis Enrique.

Portorikani Residente, anëtar i grupit ikonik Calle 13, ia kushtoi dhe ai çmimin e vet luftës kundër “barazisë”. “Megjithëse nuk ka asnjë lidhje me videon, kjo është për të gjithë njerëzit që luftojnë në Amerikën Latine,” tha Residente.

“Ne nuk mund të vazhdojmë t’i lejojmë qeveritë tona të na bëjnë për budallenj.”  Këngëtari kolumbian Juanes u nderua gjithashtu me një cmim, atë të Njeriut të vitit, dhe surpriza ishte qe për t’ia dorëzuar, në skene u ngjit Lars Ulrich i Metallica.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Padia e këngëtares Besa Kokëdhima ndaj emisionit "Thumb On", është diskutuar në puntatën e sotme, ku të ftuar ishin gazetarët Bledian Kok

Së fundmi ish-lojtari i kombëtares angleze Paul Gascoigne, i njihur për raportin e keq që ka me alkoolin, është futur në një dyqan dhe ka

Një adoleshente në Florida ka humbur jetën nga "sëmundja e puthjes", ose siç njihet ndryshe mononukleoza.

Modelja Xhesika Berberi ishte e ftuar në emisionin "Shiko Kush LUAN" në Top Channel mbrëmjen e të shtunës.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një hajdut fatkeq, i cili me motor ndalon pranë një banesë për të vjedhur një pako të lënë para derës.

Akademia e bukurisë “Nina Lyxury” në Durrës është solidarizuar më situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi prej të martës së 26 nëntori

Kur vjen fundi i vitit shumë persona shpresojnë që viti pasardhës të jetë më i suksesshëm dhe i mbarë. Çelësi i suksesit për të pasur një

Syzet e kitaristit të grupit të famshëm 'The Beatles’ janë shitur ditën e djeshme në një ankand në Londër më shifër të çmendur.

Edhe pse muaji dhjetor është i mbushur me festa gazmore, jo të gjithë mund të jenë të lumtur. Fundja, dimri është stinë e ashpër.

Duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, por koncepti mund edhe të tregojë se e ardhmja e superjahteve është edhe nënujore.