Modelja e njohur britanike, Mairead O’Neill, është ndarë nga jeta në moshë shumë të re ende në rrethana të mistershme.

21-vjeçarja është gjetur e vdekur natën e kaluar, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Në media po komentohet fakti që modelja kishte qenë në gjendje shumë të keqe që pas vdekjes së nënës së saj e cila u nda nga jeta 10 muaj më parë.

Shefja e agjencisë së modelingut, Cathy Martin, e cila kishte punuar me Mairead për gjashtë vjet, tha se ajo kishte premisa të mëdha.