Alpinistja Luce Douady është rrëzuar në një shkëmb dhe si rezultat ka ndërruar jetë. 16-vjeçarja nga Franca ishte duke u ngjitur me miqtë e saj në Alpet e ndodhura në jug-lindje të vendit. Luce, mësohet se ka rënë nga një lartësi 150 metra, pasi gjatë ngjitjes ajo rrëshqiti dhe u rrëzua.

“Luce ishte një atlete shumë e re dhe me një të ardhme të sigurt përpara. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, shkroi në rrjete sociale Federata Franceze e Alpinizmit (FFEME).