Aktori i njohur Aron Eisenberg ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ditën e djeshme.

Lajmin e ndarjes nga jeta e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, nëpërmjet një deklarate prekëse në rrjetet sociale.

“Kurrë nuk do të ketë një dritë tjetër si Aron. Trashëgimia që ai la pas është përtej fjalëve. E dua shumë dhe do më mungojë përjetësisht. Për momentin, nuk di se si do ta bëj jetën pa të”, shkruante ajo.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes, megjithatë familjarët kanë bërë me dije se 50-vjeçari më herët ka bërë dy transplantime të veshkave.

Përgjatë karrierës së tij si aktor, Aron ka pasur disa role mjaft të suksesshëm, megjithatë më i suksesshëm ka qenë ai i  “Star Trek: Deep Space Nine”.