Ndërron jetë në moshën 112-vjeçare burri më i vjetër në botë

25/02/2020 - 12:44

Ndërron jetë në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë, Chitetsu Watanabe, nga Joetsu City i Japonisë.

Ai ishte dekoruar me çmimin "Guinnes", si burri më i vjetër në botë, çmim ky që iu akordua më 12 shkurt të këtij viti. Më 5 mars, Chitetsu do të festonte ditëlindjen e tij të 113-të dhe la pas 4 fëmijët, 12 nipat dhe 16 stërnipat e tij.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar zyrtarët më të lartë të Organizatës“Guinnes” dhe familjarët, të cilët nuk e kanë braktisur për asnjë çast në momentet e tij të fundit.

Mësohet se Watanabe kohët e fundit nuk kishte mundur të konsumonte asnjë ushqim dhe ankohej së tepërmi për problemet me frymëmarrjen si dhe temperaturën e lartë. 

Watanabe ka lindur në provincën Nigata, e cila ndodhet në Veri të Japonisë në vitin 1907, ndërkohë ka punuar dhe në Tajvan për më shumë se 18 vite. Në momentin që u rikthye në vendlindje vazhdoi karrierën e tij në administratën lokale, ku dhe punoi deri sa doli në pension, shkruajnë mediat e huaja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

U kurorëzua “Miss Anglia” në vitin 2019, dhe sot ajo ka vendosur të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar karrierën e saj si

Këtë natë, hëna ndriçon fort qytetin e Durrësit si për t’u treguar banorëve në izolim se natyra është aty, pavarësisht koronavirusit, dhe

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re ka dhënë dorëhqejen, pasi theu karantinën.

Një foshnje vetëm një ditëshe ka humbur jetën, pasi nëna e saj u prek nga koronavirusi dhe realizoi lindje të parakohshme.

Dy ditë më parë, Pink zbuloi se ajo dhe djali i saj rezultuan pozitivë ndaj testeve të Koronavirusit.

Shumë nga durrsakët, përveç atyre që i kanë shtëpitë me pamje nga deti, nuk mund ta shijojnë perëndimin e diellit në këtë fillim pranvere

Një kometë pesë herë më e madhe se Jupiteri dhe sa rreth gjysma e Diellit, do të shfaqet më e ndritshme se Venera dhe do të shihet nga To

E shtuna e 4 prillit do të duhej të ishte dita më e lumtur për infermierën shqiptare që jeton dhe punon në Itali, Elona Gaxha.

Një tigër 4-vjeçar ka rezultuar pozitiv me koronavirus në kopshtin zoologjik Bronx në New York të SHBA-së.