Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Ndërron jetë Princi Filip, familja Mbretërore jep lajmin e hidhur

09/04/2021 - 14:27

Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshë Elisabeth. Lajmi është bërë i ditur nga vetë familja Mbretërore

Duka i Edinburgut humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it. Pak javë më parë Princi Filip doli nga spitali pasi iu nënshtrua një operacioni.

“Me dhimbje të thellë Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur,”-thuhet në njoftimin e bërë nga Pallati Mbretëror.

Princi Filip u martua në vitin 1947 me princeshën Elizabeth pesë vjet para se ajo të bëhej Mbretëreshë. Çifti ka katër fëmijë, 8 nipër e mbesa dhe 10 stërnipër e stërmbesa.

Kush është Princi Filip

Princi Filip lindi në ishullin grek të Korfuzit më 10 qershor të vitit 1921. Babai i tij ishte Princi Andrew i Danimarkës, djali i vogël i Mbretit Jrogo I i Helenëve.

Ndërsa mamaja e tij Princesha, Alice ishte vajza e Lordit Louis Mountbatten dhe mbesa e Mbretëreshës Victoria.

Familja e tij u internua nga vendi kur ishte foshnjë. Pasi u arsimua në Francë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, ai u bashkua me Marinën Mbretërore Britanike në 1939, në moshën 18 vjeç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ermal Mamaqi është tani edhe një producent i njohur filmash dhe këtë e tregon suksesi i dy filmave të fundit “Dy gisht mjaltë” dhe “I lov

Ditën e sotme, Tea Trifoni ishte e ftuar në “E diell”, krah çiftit Melisa-Andi dhe sigurisht nuk ka shpëtuar pa folur për ta.

Xhaketa e stilit ushtarak, e veshur nga këngëtarja amerikane Janet Jackson gjatë turneut Rhythm Nation 1990, u shit në ankand në Beverly

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që ende paguhen me

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama është parë në shkallët e stadiumit, i shoqëruar nga një vajze brune.

Floriana Garo, zëdhënëse e fushatës së PD-së, ka folur për herë të parë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Shenja zodiakale nën të cilën kemi lindur zbulon gjithashtu se ndaj cilave mëkate jemi më të prirur të dorëzohemi.

Dashi

Dy vëllezërit Duka, Agron dhe Armand, kanë pozuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa konsumojnë një gotë verë të kuqe. 

Tabloja "Gruaja e ulur pranë dritares" e Pablo Picassos u shit sot 103,4 milionë dollarë gjatë ankandit të organizuar te Christie's, në N

Seriali i famshëm “Friends” do të rikthehet në HBO Max më 27 maj.