Ndërtohet centrali i parë me energji diellore në Amerikën Latine

14/03/2019 - 19:31

Mijëra pasqyra gjigante janë vendosur në mes të shkretëtirës së Atakamës në Kili. Ky është centrali i parë që do të prodhojë energji elektrike nga dielli në Amerikën Latine.

“Ne pasqyrojmë rrezet e diellit me 10 mijë heliostate njëherësh në një pikë të caktuar. Falë efektit të lenteve zmadhuese siç e kemi mësuar që në fëmijëri, ne arrijmë temperaturën 600 gradë. Këtë nxehtësi e shndërrojmë në elektricitet me anë të turbinës kur të duam, si gjatë ditës ashtu dhe gjatë natës, edhe kur ka vranësira”, tha Francisco Vizcaino, menaxher i projektit.

Mes mijëra pasqyrave ka një kullë 250 metra të lartë që mbledh nxehtësinë dhe e përpunon. Teknologjia e sistemit me kulla diellore është përdorur për herë të parë në shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Centrali i parë në Europë që punon me këtë teknologji është ndërtuar në Spanjë. Por të tillë ka në Arabinë Saudite, kinë dhe Afrikç. Centrali amerikanolatin parashikon që të sigurojë 100% energji të pastër deri në vitin 2040.

 



/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i humorit Ermal Mamaqi i shoqëruar nga këngëtarja Elvana Gjata kanë kaluar në tapetin e kuq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit n

Japonia ka filluar testimin e trenit më të shpejtë ndonjëherë. 

Antarktida perëndimore po përballet me shkrirjen e akullnajave për shkak të ngrohjes së ujit të detit.

Meghan Markle dhe princi Harry sot festojnë njëvjetorin e martesës.

Festë e madhe e Bayernit për titullin e fituar në javën e fundit të Bundesligës.

Hëna e plotë e majit njihet zakonisht si hëna e luleve për shkak të të gjitha lulëzimeve këtë muaj.

Arnold Schwarzenegger u sulmua pas krahëve gjatë një eventi në Johannesburg, në Afrikën e Jugut.

“Në pamje të parë Gerta Miftari duket si çdo vajzë tjetër e moshës së saj.

Ndonëse kanë kaluar 30 vjet nga publikimi për herë të parë, superhiti "Like a Prayer" i kënduar nga ylli botëror të popit Madona ngjalli