Një berber i cili qethi qëllimisht një fëmijë 10 vjeç, në mënyrë që të tjerët të qeshnin me të, është dënuar me tetë muaj burg.

Ngjarja ka ndodhur në Angli ku berberi 21-vjeçar ia preu fëmijës flokët si dënim, sepse ai kishte luajtur me sendet e punës së tij, shkruan "Daily Mail".

Fëmija dhjetëvjeçar me ‘lëndime fizike dhe psikike’ telefonoi policinë, është thënë në raportin e gjykatës.

Me këtë rast, berberi është shpallur fajtor, për tejkalim të kompetencave dhe kanosje, ndërsa do të detyrohet të qëndrojë prapa hekurave, pa të drejtë ankese.

Avokati i të dënuarit ka shprehur keqardhje, ndërsa kërkoi falje në emrin e të mbrojturit të tij.