Ndodh mrekullia/ Foshnja e porsalindur e lindur me koronavirus shërohet pa medikamente pas 17 ditësh

25/02/2020 - 22:45

Xiao Xiao është deklaruar pa koronavirus 17 ditë, pasi ajo lindi me infeksionin viral në spitalin e fëmijëve në Wuhan. Foshnjë është rikuperuar pa ndihmën e ilaçeve edhe pse lindi me koronavirus.

Xiao Xiao lindi në Spitalin e Fëmijëve Wuhan nga nëna e cila kishte koronavirusin Covid-19. Foshnja po luftonte me një infeksion të frymëmarrjes dhe probleme të vogla në zemër.

Sidoqoftë, për shkak se simptomat e saj nuk ishin shumë të rënda, mjekët vendosën ta linin të shërohej pa ilaçe. Pas 17 ditës, Xiao Xiao u shpall e shëruar pasi kishte kryer katër teste që rezultuan negative për sëmundjen.

“Ajo nuk kishte vështirësi të dukshme në frymëmarrje, nuk kollitej ose të kishte ethe, prandaj ne i dhamë vetëm trajtimin për gjendjen e saj të miokardit”, i tha transmetuesit shtetëror ÇTV Dr Zeng Lingkong, nga Departamenti i Neonatologjisë së spitalit. Ai shtoi: “Ajo madje u rrit më shumë dhe më e shëndetshme këtu”.

Shërimi i lumtur vjen në të njëjtin muaj që një grua e infektuar me koronavirus lindi një vajzë të shëndetshme në Xi’an. Shërimi i vogëlushes vjen në të njëjtin muaj që një grua e infektuar me koronavirus lindi një vajzë të shëndetshme në Xi’an.

Mamaja më vonë doli e shëruar. Ndërsa numri i vdekjeve globale nga koronavirusi është rreth 2700 njerëz, frika se ai do të përhapet në Evropë po rritet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Karantina po i rikujton edhe njëherë Cristiano Ronaldos e partneres së tij, Georgina Rodriguez, se sa shumë e duan dhe kujdesen për njëri

Në historinë e saj mbi 100-vjeçare, nuk ka ndodhur kurrë që ‘Vogue’ të ketë pasur një kopertinë bosh.

Jack Dorsey, themelues i rrjetit social Twitter dhe kompanisë së pagesave Square, deklaroi se do të dhurojë një miliard dollarë për të nd

Në këtë situatë të pazakontë pandemie, sytë dhe gjithë vëmendja janë kthyer drejt bluzave të bardha.

Lajmi më i gëzueshëm për rrëqebullin e Ballkanit në Shqipëri!

U kurorëzua “Miss Anglia” në vitin 2019, dhe sot ajo ka vendosur të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar karrierën e saj si

Këtë natë, hëna ndriçon fort qytetin e Durrësit si për t’u treguar banorëve në izolim se natyra është aty, pavarësisht koronavirusit, dhe

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re ka dhënë dorëhqejen, pasi theu karantinën.

Një foshnje vetëm një ditëshe ka humbur jetën, pasi nëna e saj u prek nga koronavirusi dhe realizoi lindje të parakohshme.

Dy ditë më parë, Pink zbuloi se ajo dhe djali i saj rezultuan pozitivë ndaj testeve të Koronavirusit.