Në rajonin Kemer në Antalia të Turqisë u zhvillua prova për thyerjen e rekordit të kekut me fruta më të gjatë në botë.

Mjeshtrit e kekut në kuadër të “Rixy Fest” i cili zhvillohet çdo vit tradicionalisht në një hotel me 5 yje në lagjen Tekirova, kanë punuar për provën e thyerjes së rekordit për kekun më të gjatë në botë.

Sipas mediave turke, në festivalin ku morën pjesë edhe rreth 1000 fëmijë nga 54 vende, keku u përfundua për një kohë 1 mujore nga 150 persona. Gjatë bërjes së kekut kanë qenë të pranishëm edhe disa fëmijë me veshje tradicionale nga vende të ndryshme.

Keku me fruta është matur nga kreu i departamentit të inxhinierisë minerare në Universitetin Teknik të Stambollit Prof. Dr. Orhan Kural, si dhe nga këshilltari i Rekordeve Guinness, Aydın Türkgücü dhe ka rezultuar të jetë 633 metra e 3 cm.

Orhan Kural, në një deklaratë për gazetarët në kuadër të festivalit tha se prova për rekordin është kryer pa problem.

Duke vënë në dukje se dosjet e përgatitura për të regjistruar provën e rekordit, do të dërgohen në qendrën e përgjithshme të Guinness, Kural është shprehur “Rekordi i mëparshëm i përkiste Indonezisë me 561 metra. Ndërsa ne këtu kemi bërë një kek 633 metra e 3 cm.” /gsh/