Një shkencëtare britanike e hapësirës thotë se është pothuajse e sigurt se hëna e Jupiterit, Europa, është shtëpi për alienët dhe beson se ato janë krijesa si oktapodët.

Monica Grady, e cila punon si profesoreshë e Shkencave Planetare dhe Hapësirës në universitetin Liverpool Hope, sugjeron se detet e ngrira nën sipërfaqen e Europës janë një vend kryesor për të gjetur qenie me inteligjencë të ngjashme me kafshën detare.

Brady mendon gjithashtu se në shpellat e thella në planetin Mars mund të jetë zhvilluar jeta, pasi këto zona janë të mbrojtura nga rrezatimi intensiv diellor.

“Kur bëhet fjalë për perspektivat e jetës përtej planetit Tokë, është pothuajse e sigurt se ka jetë nën akullin e Europës. Nëse do të ketë jetë në Mars, ajo do të zhvillohet nën sipërfaqen e planetit,” thotë ajo, raporton Daily Mail.