Të enjten paradite, në Firence është regjistruar një ngjarje, që në kohë normale do dukej si skenë filmi.

Në lagjen Novoli, të boshatisur prej koronavirusit, një mama rosë, së bashku me rikat e saj ka lënë liqenin dhe është shfaqur në hyrjen e farmacisë Erboristeria Herbasalus, pranë një qendre tregtare në San Donato.

Fotot janë publikuar nga Corriere della Sera. Rosa dhe të vegjlit e saj duken fare të patrazuar, në një kohë kur të gjithë banorët e lagjes janë të mbyllur në shtëpi, prej masave drastike si pasojë e koronavirusit.