Në garë kundër kohës, një stadium për 8 javë!

17/10/2019 - 20:21

Ka nisur këtë mesjavë ndërtimi i një stadiumi inovativ në Arabinë Saudite, një projekt ambicioz prej 15 mijë vendesh që si për ironi të fatit do të ketë premierën e tij me një ndeshje boksi dhe jo futbolli.Sauditët kanë vetëm 8 javë kohë për të përfunduar Diriah Arenën, vendin ku në fillim të Dhjetorit do të zhvillohet përballja emocionuese e peshave të rënda mes Entoni Xhoshua dhe Endi Ruiz Xhunior.

Dy boksierët e njohur do të rivendosen në ring përballë njëri tjetrit në Arenën Saudite në 7 dhjetor, në një ndeshje të programuar në stil gladiatorësh. Pavarësisht se ka një limit kohor dhe presion të jashtëzakonshëm nëse stadiumi do përfundohet në kohë, autoritete premtojnë në një finalizim befasues.

Do të ketë shkallë normale për spektatorët, platformë VIP dhe një hapësirë të madhe për transmetimin nga studiot televizive. Biletat më të lira për ndeshjen e boksit në 7 dhjetor do të kushtojnë 105 paund ndërsa paketa VIP do të kalojnë shifrën e çmendur të 10 mijë paundëve, për një ndeshje që ndoshta mund të zgjasë vetëm pak minuta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nuk janë të rralla rastet kur Melania Trump e ka vendosur në siklet bashkëshortin publikisht.

Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia e njohur Meri Shehu ka qenë e ftuar në emisionin "Rudina", ku edhe ka bërë renditjen e shenjave me m

A ekzistojnë strategji të veçanta për të hyrë në zemrën e një personi dhe për t’i bindur ata që të jenë pjesë e jona?

Këngëtari i njohur Chris Trousdale është ndarë nga jeta në moshën 34 vjeçare. Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta para kohe të ish-anëta

“Një vajzë 8-vjeçare e punësuar në mënyrë të paligjshme si shërbëtore është vrarë nga punëdhënësit e saj në Rawalpindi, Pakistan pasi hum

NASA ka publikuar një foto të veçantë të liqenit të Shkodrës, e kapur nga hapësira.

Një peticion ka nisur në Izrael, që po bën thirrje që këngët e Dua Lipës të ndalohen në radio.

Nëse deri tani e keni përdorur deodorantin vetëm për aromë të mirë dhe për të parandaluar djersitjen në zonën e sqetullave, është momenti