Në gjykatë për mjekrën e… Tutankhamonit?!

30/10/2020 - 13:48

Punonjësit e Muzeut Egjiptian në Kajro përfunduan në gjyq për akuzat e ngjitjes në një mënyrë ”false” të mjekrës së Tutankhamonit.

Lajmi raportohet nga media të ndryshme egjiptiane duke shpjeguar se procesi vjen një vit pas hapjes së hetimit, i cili filloi pasi bluja dhe ari që përbëjnë mjekrën e Faraonit u shfaqën të thyera dhe të ngjitura së bashku.

”Dëmtimi sipas autoriteteve kishte ndodhur gjatë pastrimit”, raportoi BBC. Maska 3 000-vjeçare e Tutankhamonit është një nga atraksionet kryesore të muzeut egjiptian në Kajro.

”Daily News Egypt” shkruan se “duke injoruar të gjitha metodat shkencore të restaurimit, të dyshuarit u përpoqën të fshihnin dëmin, duke përdorur mjete të mprehta metali për të hequr pjesë të zamkës së përdorur, duke dëmtuar objektin”.

Midis të dyshuarve ndodhet gjithashtu edhe ish-drejtor i muzeut dhe një ish-drejtor i restaurimeve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ngritja “raketore” Elon Musk mes njerëzve më të pasur të botës, vazhdon pa ndalim.

Një truk shumë praktik me lëvoren e bananes mund të bëjë mrekulli për këmbët tuaja.

Para dy netësh u mbajt ceremonia e “American Music Awards”, që mblodhi disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore.

Një kirurg në Arabinë Saudite ka vdekur në dhomën e operacionit të spitalit ku do të kryente një procedurë ortopedike, njoftonin mediat v

Një taksist në Turqi ka bërë një gjest që jo shumë njerëz e bëjnë, pasi gjeti një sasi të konsiderueshme parash në automjetin e tij.

Periudha e vështirë është gati të mbarojë për pothuajse gjysmën e shenjave të zodiakut.

Këngëtarja shqiptare, Zajmina Vasjari mbetet një nga femrat më tërheqëse të showbiz-it shqiptar.

Përse vijojmë të dezinfektojmë sipërfaqet nga frika e koronavirusit kur e dimë se ai qëndron në afër?

Një burrë që vrau gruan e tij u tha policëve, se ajo nuk ishte e lumtur pasi ai nuk dukej aq mirë sa ajo.

Ish-çifti i famshëm, Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus prej kohësh janë në qendër të mediave për jetën e tyre private.